Dua Lipa uron në gjuhën shqipe Nora Gjakovën

Sporti

Dua Lipa uron në gjuhën shqipe Nora Gjakovën

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:28
Nora Gjakova

Dua Lipa ka reagur pas fitores së Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo në instastory ka publikuar një fotografi të Norës ku edhe e ka uruar xhudisten e cila i solli Kosovës medaljen e dytë të artë.

“Edhe një medalje e artë për Kosovën!! Bravo Nora Gjakova”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Kujtojmë se Dua Lipa u gëzua edhe pas suksesit të Distria Krasniqit, për të cilën tha se po e bën Kosovën krenare.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat