Triumf emocionues në olimpiadë

Sporti

Triumf emocionues në olimpiadë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:17
Triumf emocionues në olimpiadë

Emma Twig e Zelandës së Re realizoi një triumf emocionues në garën individuale për femra , një arritje që e kishte kërkuar gjatë, duke qenë se kishte përfunduar e katërta si në Lojërat e 2012 në Londër ashtu edhe në ato të 2016 në Rio de Janeirio.

Zelanda e Re fitoi edhe në garën ekipore tetëshe për meshkuj, një kategori ku medalja e argjendit shkoi për atletët gjermanë.

Ndërsa Britania e Madhe fitoi bronzin.

Në garën tetëshe për femra, medalja e artë u rrëmbye nga Kanadaja, kjo ishte medalja e parë për Kanadanë në garat e kanotazhit për femra që nga viti 1996, amerikano-verioret lanë pas Zelandën e Re që fitoi medaljen e argjendit, ndërsa Kina mori medaljen e bronzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat