Kalon në finalen e 3000 metrave Luiza Gega në Lojërat Olimpike

Sporti

Kalon në finalen e 3000 metrave Luiza Gega në Lojërat Olimpike

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:14
Luiza Gega

Një rezultat që të gjithë e kemi pritur, më në fund do të shikojmë edhe një sporist kuqezi në një finale në Olimpiadën e Tokyos.

Luiza Gega ka arritur të shkëlqejë në garimin e saj në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike teksa u rendit e pesta në baterinë e dytë me kohën 9:23:85.

Një rezultat i shkêlqyer për sportisten kuqezi që bëhet e para dhe e vetmja që arrin në një finale nga sportistët shqiptarë që morën pjesë në Tokyo 2020.

Gega është një nga atletet më të mira në historinë e Shqiperisë dhe shpresojmë që të na dhurojë emocione të mëdha në finalen e madhe të 4 Gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat