Sportistët në politikë, politika në sport? Ruajeni pastërtinë e sportit, sporti nuk është politikë

Sporti

Sportistët në politikë, politika në sport? Ruajeni pastërtinë e sportit, sporti nuk është politikë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:12
Sportistët në politikë, politika në sport? Ruajeni pastërtinë e sportit, sporti nuk është politikë

Zgjedhjet lokale po vijnë! Disa sportistë dhe sportiste po duan të sprovojnë veten me 17 tetor me partitë që kanë zgjedhur ata, për të konkurruar për asambleist të Kuvendit Komunal në qytetet që jetojnë e veprojnë.

Nuk ka asgjë të keqe sikur shumica prej tyre të kishin prirje apo të ishin të lindur për politikë, edhe po të ishin sa më larg sportit! 

Sidomos kur konkurrojnë ata që janë ende aktivë në klube e organizata sportive, sa është e moralshme kjo? Aspak!

UEFA dhe FIFA nuk lejojnë njerëz të politikës të janë afër me futbollin dhe as sportistët me politikën.

Ky është rregulli, ky është morali, UEFA dhe FIFA nuk lejojnë të fëlliqet sporti!

Në Kosovë, duhet të bëhet një rregull, o në sport o në politikë! Jo edhe në sport edhe në politikë. 

Sportistët janë sportistë dhe duhet të mbeten sportistë dhe të pavarur deri në pikën e fundit!

Sportistët në politikë dhe politikanët në sport, nuk bën.

Të ruhet pastërtia e çdo klubit, e çdo federate, e çdo organizate sportive. Sporti është bukuri, sporti nuk është politikë! 

Ta ruajmë sportin, të reagojnë edhe institucionet përkatëse sportive! Ata që duan të merren me politikë, mos të lejohen më të jenë pjesë e sportit. Sporti është i sportistëve! Politika larg sportit! Sportistët që duan politikën, sa më larg sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat