Ish-sportistja vetëvritet

Sporti

Ish-sportistja vetëvritet

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:06
Ish-sportistja vetëvritet

Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi, teksa ish-kampionia në sportin e Wrestling, Dafnei Unger, i ka dha fund jetës në moshën 46-vjeçare, nëpërmjet një video live në “Instagram”.

Ish-sportistja e ka ndarë vdekjen e saj tragjike me ndjekësit në rrjetet sociale, mëngjesin e së enjtes.

Ajo mbante në dorë një pistoletë, duke qëlluar veten. Dafnei më pas u gjet e vdekur ne rezidencën e saj në Norkros, një qytet i vogël në verilindje të Atlantës.

“A nuk e kuptoni që jam vetëm? A nuk e kuptoni këtë? Mos harroni, truri im shkon në Boston”, ishin fjalët e fundit që ish-sportistja tha, para se ti jete fund jetës. Video e saj u hoq menjëherë nga “Instagrami”.

Unger u bë e famshme në sportin e “Wrestling” në fund të viteve 90 dhe në fillim të shekullit të 20-të, teksa më pas doli në pension.

Kohët e fundit ajo kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor dhe mësohet se vuante nga encefaliti traumatik kronik, një sëmundje që fatkeqësisht çoi në vdekjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat