Vëllezërit Mamusha, dikur fëmijë por sot garojnë në sporte të ndryshme në Kosovë  

Sporti

Vëllezërit Mamusha, dikur fëmijë por sot garojnë në sporte të ndryshme në Kosovë  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:35
Vëllezërit Mamusha, Tirroni është majtas e Vitari djathtas

Vëllezërit Mamusha nga Gjakova, Tirroni dhe Vitari, sot me sukses garojnë në sporte të ndryshme. 

Dikur si fëmijë, siç shihen edhe në foto, sot janë rritur dhe të suksesshëm në sport.

Tirroni merret me atletikë në shtigje të gjata, shquhet për rezultate të lakmueshme brenda vendit dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë. 

Image

Tirroni

Ndërsa Vitarit po i realizohet një ëndërr si hendbollist, me Vëllaznimin garojnë në garat evropiane.

Tirron dhe Vitar Mamusha punojnë pareshtur, gjithnjë në kërkim të rritjes së cilësisë dhe me synime të qarta, kudo që paraqiten të lënë gjurmë të pashlyeshme. 

Image

Vitari

Tirroni është anëtar i Kombëtares së Kosovës, i cili po përgatitet për Kampionatin Ballkanik përkatësisht Gjysmë Maratonën që do të mbahet në Manastir të Maqedonisë.

Tirroni për gazetën “Bota sot” thotë se është përgatitur në maksimum për këtë garë dhe pret rezultate në këtë kampionat që mbahet me 12 shtator. 

Image

Tirroni

Për familjen Mamusha fundjava 11-12 shtatori do të jetë javë e emocioneve, ngase vëllau i Tirronit, Vitari, me klubin e Vëllaznimit do të përfaqësojë Gjakovën dhe Kosovën në garat Europiane, që është një histori e re për klubin gjakovar.

Vëllaznimi i Gjakovës të dy ndeshjet i luan në Bascharage të Luksemburgut. Ndeshja e parë me Handball Kaerjeng është më 11 shtator, ndërsa e dyta menjëherë më 12 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat