Aliu përgëzon bilderët 

Sporti

Aliu përgëzon bilderët 

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:35
Aliu përgëzon bilderët 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur bilderët “Pitbull Gym”.

Aliu i përgëzoi për rezultatet e arritura në ditëve të fundit.

“Sot, në zyrën time prita kampionët e rinj të bodybuildingut, shoqëruar nga trajnerët e tyre nga Klubi "Pitbull Gym", Nazim dhe Sylë Sopa.

Është Altin Musolli, që zuri vendin e parë në kategorinë Men’s Physique senior dhe vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique Junior, po kështu Nazif Ahmeti që zuri vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique senior, të gjithë këta anëtarë të Klubit ferizajas "Pitbull Gym", sukses plotë padyshim dhe premtues për zhvillimin e këtij sporti e avancimin e tij tutje në Ferizaj e më gjerë, për të cilët kemi ofruar e do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat