Zgjidhen sportistët më të mirë

Sporti

Zgjidhen sportistët më të mirë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:59
Zgjidhen sportistët më të mirë

Atleti nga Kenia, Eliud Kipçoge dhe notarja kanadeze Megie MekNalej janë përzgjedhur si atletet më të mirë në Lojërat Olimpike Verore në Tokio, që u zhvilluan këtë verë.

Vendim është marrë nga drejtuesit e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) në një takim në Greqi.

Kipçoge fitoi bindshëm Maratonën e Tokios, duke mbrojtur titullin e tij në Lojërat e Rio de Zhaneiros. Nga ana tjetër, notarja kanadeze fitoi medaljen e artë në 100 metra delfin, ishte e dyta në stafetën 4×100 metra, stil i lirë dhe i treta në stafetën 4×100 metra, stil i përzier.

Skuadra më e mirë e femrave në Lojërat e Tokios është skuadra e ragbit të Zelandës së Re, ndërsa çmimi për ekipin më të mirë të meshkujve shkoi për ekipin japonez të bejsbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat