Diskutuan për çështje të ndryshme me portugezët

Sporti

Diskutuan për çështje të ndryshme me portugezët

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Diskutuar për çështje të ndryshme me portugezët

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, i shoqëruar nga menaxheri i projekteve, Jeton Rudari, kanë zhvilluar sot një takim online me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Portugalisë (KOP), Jose Manuel Araujo.

Të dyja palët kanë diskutuar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit, konkretisht në përpilimin e draft-planit për realizimin e disa pikave të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar muaj më parë.

KOK dhe KOP kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në fund të muajit korrik, gjatë qëndrimit në Tokio të Japonisë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Po ashtu, u diskutua për vizitën e KOK në KO të Portugalisë, që pritet të bëhet në janar të vitit të ardhshëm, me ç’rast edhe do të definohet pjesëmarrja e sportistëve të ekipeve olimpike të të dyja Komiteteve Olimpike në kampe të përbashkëta përgatitore, si njëra nga pikat më të rëndësishme të memorandumit.

Një vizitë e tillë pritet të bëhet edhe nga drejtuesit e KO të Portugalisë në Kosovë, në verën e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat