Ministria e Sportit i ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike

Sporti

Ministria e Sportit i ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Ministria e Sportit i ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS) do t’i ndihmojë financiarisht sportistët e Kosovës për t’u përgatitur për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një njoftim për media, ministria tregoi se i ka ndarë 56 mijë e 815 euro për t’i mbështetur sportistët në përgatitjet e tyre për Pekin 2022.

“Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në një njoftim të ministrisë

“Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut”, thuhet tutje në njoftim.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24, sipas ministrisë.

Skitari Albin Tahiri e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Pekin 2022 në disa disiplina.

Para dy vjetëve, Tahiri u bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat