Të jesh trajner nuk do të thotë vetëm të shpjegosh teknikat 

Sporti

Të jesh trajner nuk do të thotë vetëm të shpjegosh teknikat 

Nga: Raif Musa Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Gani Mahalla - majtas, Fahri Mahalla në mes e Raif Musa - djathtas

"Ëndrra e mirë fillon me një sensei që beson në ju..."  Të jesh instruktor i mirë duhesh të jesh udhërrëfyes i mirë i jetës, dhe kjo sfidë nuk është e lehtë, për këtë arsye, unë duhet të mësoj në vazhdimësi dhe të luftoj sfidat në vazhdimësi!

Trajnerët e mi janë modeli im. 

Ata janë sensei me plotë kuptimin e fjalës sepse u kujdesën shumë që udhëzimet e tyre të shkojnë në drejtimin e duhur dhe nëpërmes mësimeve të jetës më mësuan dhe udhëzuan mënyrat se si duhet të sillem në konkretizimin e konceptit të mësimeve për Karate Do, duke ndikuar direkt në formësimin e jetës time si sportist.

Pra, të jesh trajner nuk do të thotë vetëm të shpjegosh teknikat dhe taktikën e sportit, sepse trajneri e luan rolin edhe të një prindi të dytë, por edhe si një udhërrëfyes i denjë që prore shpërfaq imazhin e besimit dhe arritjes dhe vetpërmbushjes apo vetaktualizimit.

Pra, një model që na frymëzon dhe inkurajon të përpiqemi për madhështinë, të jetojmë në potencialin tonë të plotë dhe të shohim më të mirën tek vetja. 

E këtë shembull është dikush që ne e admirojmë, dikush që ne aspirojmë të jemi, sepse mësuam nëpërmjet tyre, përmes përkushtimit të tyre për përsosmëri dhe përmes aftësisë së tyre për të realizuar rritjen tonë personale në sport dhe në jetë. 

Prandaj, ndjehem krenar që u rrita me mësimet e tyre...

Autori është trajner i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat