Kur mbahen Lojërat Mesdhetare?

Sporti

Kur mbahen Lojërat Mesdhetare?

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:49
Kur mbahen Lojërat Mesdhetare?

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 11-të të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Për herë të parë pas shumë vitesh, të pranishëm fizikisht në mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv.

Bordi diskutoi për rrjedhën e Asamblesë së Punës 2021, të mbajtur më 30 mars 2022 në Hotel Emerald, me ç’rast konstatoi se Asambleja ka shkuar konform të gjitha procedurave që parasheh Statuti i KOK-ut dhe Rregullorja e Punës së Asamblesë.

I pranishëm në Bord ishte edhe kryetari i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), Eroll Salihu, i cili diskutoi me Bordin për moszbatimin e vendimit të KAS-it nga ana e Federatës së Notit të Kosovës. Me këtë rast, Bordi vendosi që në mbledhjen e ardhshme, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme, t’i ftojë drejtuesit e FNK-së në takim.

U konstatua se përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. U diskutua edhe për listën prej 40 sportistëve, që do ta përfaqësojnë Kosovën. Lojërat Mesdhetare Oran 2022, mbahen prej 25 qershor deri më 6 korrik në Oran të Algjerisë.

Po ashtu, u konstatua se të gjitha përgatitjet për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bistrica 2022, po shkojnë sipas planit të paraparë. EYOF-i mbahet prej 24-30 korrik 2022 në Banska Bistrica të Sllovakisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat