Camila Cabello ofendohet, artistja reagon e zhgënjyer

Sporti

Camila Cabello ofendohet, artistja reagon e zhgënjyer

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:33
Camila Cabello ofendohet, artistja reagon e zhgënjyer

Finalja e “Champions League” nuk ka shkuar shumë mirë. Dhe një nga personat që është prekur nga problemet e shkaktuara ka qenë edhe e ftuara speciale Camila Cabello. Ditën e djeshme, Liverpooli luajti kundër Real Madridit në ‘Stade de France’ në Paris. Para fillimit, Cabello doli në skenë për të performuar katër prej hiteve të saj.

Megjithatë, tifozët e futbollit ishin të zemëruar me problemet e shkaktuar nga biletat që lanë mijëra njerëz duke pritur në radhë jashtë stadiumit. Finalja u vonua me 36 minuta pasi tifozët e Liverpoolit u përpoqën të hynin në stadium.

Në një postim të fshirë në Twitter, Cabello shkroi: “Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë”.  Ajo më vonë shtoi: “Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet”.

Liverpooli ka bërë thirrje për një hetim pasi mijëra mbështetës u mbajtën jashtë me gaz lotsjellës, spraj, shkopinj dhe mburoja të përdorura nga policia franceze  për të shpërndarë tifozët.

Duke bërë të ditur zhgënjimet e tyre për çështjet organizative, mbështetësit në tribuna talleshin gjatë performancës së ceremonisë së hapjes.

Shikuesit gjithashtu ndanë pikëpamjet e tyre mbi rrëmujën organizative të UEFA-s në Twitter.

“Mos lejoni kurrë që dikush të performojë përpara një finaleje të Ligës së Kampionëve. Faleminderit të gjithëve që u pajtuan në stadium duke e përshëndetur Camila Cabellon,” shkroi një person.

“Festimi i finales së Ligës së Kampionëve të UEFAs është përvoja më e keqe që kam parë… kaq shumë njerëz që bërtasin. Ndjehem keq për Camila Cabellon. Nuk e meritonte sharjen. Turp për ty UEFA”, shkroi një tjetër person.

Liverpool bëri një deklaratë gjatë ndeshjes, të cilën e humbi me rezultat 1–0, duke thënë se ata janë “shumë të zhgënjyer për problemet dhe prishjen e perimetrit të sigurisë, me të cilën tifozët e Liverpoolit u përballën këtë mbrëmje”.

Klubi vazhdoi duke thënë se ata “kanë kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre veprimeve të papranueshme”. UEFA pretendoi se radhët e gjata të tifozëve jashtë fushës u shkaktuan nga tifozët që përpiqeshin të hynin në ‘Stade de France’ me bileta dhe një proces që nuk funksionoi siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat