​Kosova merr pjesë në turnirin "The European CS:GO Championship"

Sporti

​Kosova merr pjesë në turnirin "The European CS:GO Championship"

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:53
Ilustrim

Kosova do të marrë pjesë në turnirin "The European CS:GO Championship", dhe me datë 7 qershor (e martë), do të luajë në Closed Qualifer kundër 3 ekipeve kombëtare të: Gjermanisë, Ukrainës dhe Izraelit.

The European CS:GO championship (EURO CS:GO), turneu i dytë më madhështor i kësaj natyre, pritet të mbahet në Rumani në kuadër të festivalit Digital Crusade Esports.

Në Digital Crusade Esports do të paraqiten ekipet kombëtare më të mira CS:GO të Evropës, të cilat do të luftojnë për të qenë pjesë e IESF World Championships në Bali dhe për të fituar nga 25,000€ Prize Pool!

Kosovën do ta përfaqësojë ekipi nga Prishtina, XTEAM, ku do të luajnë:

Qendrim - v1w - Hajrizi

Atif - gejmzilla - Mustafa

Arlind - deb0 - Sadiku

Serdar - cerber - Mahmuti

Arbnor - arbnorz - Sadiku

Formati i Closed Qualifer është:

Faza e grupeve:

• Shtatë grupe të vetme të formatit round-robin

- Secili grup i ka 4 ekipe dhe

- Të gjitha ndeshjet janë BO1

• 2 ekipet më të mira nga secili grup kalojnë në LAN Finals

• Skuadra më e mirë e renditur në vendin e tretë nga të gjitha grupet kalon në LAN Finals

Orari i ndeshjeve është ky:

 Team Kosova vs. Team Ukraine  - 15:00

 Team Israel vs. Team Kosova  - 16:00

 Team Germany vs. Team Kosova  - 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat