U organizua me sukses turneu i veteranëve "Dr. Fatmir Fazlija"

Sporti

U organizua me sukses turneu i veteranëve "Dr. Fatmir Fazlija"

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:38
U organizua me sukses turneu i veteranëve “Dr.Fatmir Fazlija”

Në shkollën “Abedin Rexha” në Turiqec Klubi i pingpongut “Shpresa” në bashkepunim me FPPK-në dhe nën patronatin e Komunës së Skenderajt organizuan me sukses turneun përkujtimor të veteranëve për nder të jetës dhe veprës së dëshmorit Fatmir Fazlija ku poashtu para fillimit të turneut u bë zbulimi i bustit të tij pranë Qendrës së Mjeksisë Familjare e cila poashtu e mbanë emrin e heorit “Fatmir Fazlija”.

Turneu ishte mjaftë masovik ku pati pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Garat u zhvilluan në kategoritë : mbi 40 vjeç, mbi 50 vjeç, mbi 60 vjeç, mbi 65 vjeç dhe mbi 70 vjeç.

Në kategorinë mbi 40 vjeç në filane u takuan Jeton Azizi dhe Jeton Beqiri ku u zhvillua një derbi i fortë që përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2 në të mirë të Jeton Beqirit i cili u shpall kampion në këtë kategori.

Në kategorinë mbi 50 vjeç poashtu u zhvillua ndeshje e fortë në finale ku u takuan kampioni i shumëfisht Nehat Çitaku dhe Ilir Jaha ku në fund me përvojën e tij te madhe Nehat Çitaku arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-2. Në kategorinë mbi 60 vjeç në finale u takuan Selami Latifaj dhe Remzi Shala ku me rezultat të pastër 3-0 arriti të fitoj Remzi Shala dhe ta mbroj titullin kampion i kësaj kategorie.

Në kategorinë mbi 65 vjeç në finale u takuan Ilia Cingo dhe Shasivar Veliu i cili arriti ta mbroj titullin e kampionit në këtë kategori duke e fituar ndeshjen me rezultat 3-1. Në kategorinë mbi 70 vjeç në finale u takua dy veteranët me karrierë të gjatë në pingpong Bedri Hoti dhe Shaip Reçica të cilët përkundër moshës treguan një ndeshje cilësore të cilën në fund e fitoi Shaip Reçica me rezultat 3-1 për tu shpallur kampion i kategorisë mbi 70 vjeç.

FITUESIT

Kategoria mbi 40 vjeç

1.Jeton Beqiri

2.Jeton Azizi

3.Xhevdet Shala

3.Xaki Pakistanezi

Kategoria mbi 50 vjeç

1.Nehat Çitaku

2.Ilir Jaha

3.Abedin Bahtiri

3.Qamil Vishaj

Kategoria mbi 60 vjeç

1.Remzi Shala

2.Selami Latifaj

3.Bujar Halili

3.Sadri Hulaj

Kategoria mbi 65 vjeç

1.Shasivar Veliu

2.Ilia Cingo

3.Ilia Trebiçkla

3.Shefqet Jashari

Kategoria mbi 70 vjeç

1.Shaip Reçica

2.Bedri Hoti

3.Vehbi Raqi

3.Ylber Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat