Xhiroja e fundit përcaktuese për fituesin e trofeut, 8 shahistë me nga 6 pikë

Sporti

Xhiroja e fundit përcaktuese për fituesin e trofeut, 8 shahistë me nga 6 pikë

Nga: Gani Kosumi Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:04
Xhiroja e fundit përcaktuese për fituesin e trofeut, 8 shahistë me nga 6 pikë

Pritej që xhiroja e parafundit të qartësojë se kusht do të luftojë për trofeun e Turneut Ndërkombëtar e shahut "Prishtina 2022" , por kjo nuk ndodhi. Rezultatet e xhirosë së 8-të bënë që lufta për kreum e remditjes të jetë edhe më e paqartë.

Takimi kryesor në tabelën e parë ndërmjet Emir Dizdareviqit dhe Nderim Saraçit përfundoi me remi. Edhe takimi i shahistëve të rinjë të Kosovës, Endrit Uruçi dhe Korab Saraçi ka përfundua me remi.

Hungarezët , Albert Bokrost dhe Marcell Borhy si dhe Zvonko Stanojoski si dhe Muhamet Xheladini, Alban Krasniqi dhe Muhamet Asllani shënuan fitore ndaj kundërshtarëve. Ashtu siç pritej Bedri Sadiku mundi Arsim Gërgurin.

Tetë shahistë kanë tubuar nga 6 pikë, Zvonko Stanojosi, Emir Dizdareviq, Nderim Saraçi, Albert Bokros , Marcell Borhy, Mahmut Xhedadini, Korab Saraçi dhe Endirt Uruçi. Të gjithë këta do të luftojnë për kreun e këtij turneu, kurse fituesi do të dihet në xhironë e 9-të/të fundit/ që do të zhvillohet të enjtën, më 23 qershor nga ora 17,00. Pra xhiroja e fundit do të jetë përcaktuese se kush do të bëhet fitues i Trofeut të Turneut Ndërkombëtar “Prishtina 2022”.

Drejtësinë po ta ndajnë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat