Driton Ramadani, gazetar i sakrificës, lihet në harresë: Heshtjes po i vije fundi 

Sporti

Driton Ramadani, gazetar i sakrificës, lihet në harresë: Heshtjes po i vije fundi 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:13
Driton Ramadani

Vitet e 90-ta (1991-1999), vitet më të errëta në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Shqiptarët përjetuan terrorin e paparë nga pushtuesi serb.

Gazetarët sportivë kryen misionin e tyre në kushte të rënda, të përndjekur, të rrahur, të arrestuar dhe të burgosur.

Ndër gazetarët sportivë që dha kontribut me penën e tij është edhe Driton Ramadani, i cili lapsin e kishte sikur pushkë për regjimin serb.

Ramadani lihet në harresë, nuk nderohet me mirënjohje dhe për këtë edhe e ka reaguar ashpër.

FFK për gazetarët sportivë dhe fotoreporterët e viteve 90-ta ndau mirënjohje, ndërsa lista u bë nga gazetarët e asaj kohe por lihet anash Ramadani.

“Heshtja që do të flet pjesa e parë

Shumë herë kam heshtur. Por nga dita në ditë heshtjes po i vije fundi.

Shumë aktivitet po zhvillohen në nderim të punës dhe kontributit të dhënë në lëmin e ndryshme gjatë viteve të 90-ta. Unë do të fokusohem në SPORT.
SPORTI

Është një nga lëmit e mija që shumë e adhurojë edhe fal asaj që e kemi traditë familjare të trashëguar .
Ku ishim në vitet e 90-ta kur sporti u pavarësua

Shtëpia jonë ishte shndërruar në një seli të Federatës së Futbollit të Kosovës. Babai im i ndjerë Ismet Jajush Ramadani, ishte kryetar dhe anëtar komisione të rajonit të Ferizajt.

Edhe sot në familjen tonë janë shumë materiale të ruajtura.

Procese të lojërave, vendime etj etj. Që babai ishte mundur edhe përkundër presioneve që kishim ti ruante ato. Edhe atë ditë të muajit prill 1999, kur u larguam nga banesa u mundua që shumë gjëra si gazetat (të gjitha ato tash janë dorëzuar  në bibliotekën “Sadik Tafashiku në Ferizaj) procese të ndeshjeve  etj etj, ti fshehim sepse dëshironim që një ditë ato dikujt ti shërbenin.
Askujt ama askujt deri më sot nga QENDRA nuk i shkoi ndërmend që së paku një letër falënderimi për këtë.
Gazetaria sportive

1993- Duket pak e çuditshme por në këtë vit fillova të shkruaj duke mos u ndal asnjëherë as unë as babai imë.
Vetëm ne e dinim si shkonim në lojëra dhe takime sportive. Sepse ishin nën vëzhgim.
Nuk e kishim të lehtë që ato që i shkruanim ti dërgonim sepse duhej të gjenim tele-fax. Dikush dikush hezitonte sepse po shkruanim për Sportin e pavarur.

SOT, shumë gazetar po nderohen. Nuk është e imja të them se kush e meriton e kush jo. Ama nëse një artikull dikush e ka shkruan një  Mirënjohje kushton 2 euro nderoni bre. Për ne, vlera monetare nuk është në rënd të parë. Por kjo Mirënjohje e 2 eurove, për ne është 2 milion euro. Sepse vetëm rikujtimi i dikujt për dike besoni që është vlerë.

Jo vetëm unë dhe familja ime por shumë të tjerë kolegë gazetar të sporti që sot po anashkalohemi besojë që jemi krenar për punën që kemi bërë në vitet e 90-ta. Por, besojë që jemi të indinjuar për mos respektim.  Më falni që po e përfundojë këtë letër kështu, kolegë, dilni pak nga QENDRA, ejani në provincë, sepse aty do të gjeni edhe shumë kolegë që meritojë së paku një përshëndetje.

P.S nuk përmenda emra të gazetarëve sportiv që meritojnë shumë. Sepse edhe unë do të gabojë ama për Ferizaj krejt i di”, ka shkruar Ramadani në prolilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat