Kjo është gjendja në shumicën e palestrave në Kosovë, iu mungon ndriçimi...

Sporti

Kjo është gjendja në shumicën e palestrave në Kosovë, iu mungon ndriçimi...

Nga: K.G.. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:25
Palestra në Deçan

Një numër i madh i palestrave sportive kanë probleme me ndriçim dhe me teshatore. 

Kjo është shqetësuese për disa klube sportiv, të cilat veprojnë në komunat ku palestrat nuk janë në gjendje të duhur siç është Ferizaj, Klina, Vushtrria, Samadrexha, Deçani, Samadrexha, Kaçaniku, Kastrioti etj. 

Burimet tona tregojnë për situatën që po kalojnë disa nga palestrat sportive dhe të cilat edhe janë inspektuar ditë më parë. 

“Në palestrën e Kastriotit ka probleme me ndriçimin, ndërsa palestra e sporteve në Samadrexhë, ka mungesë ndriçimi të mjaftueshëm.

Në Vushtrri mungon ndriçimi i mjaftueshëm, teshatoret janë të pakompletuara përveç zyrës së takimit teknik, ku mungojnë varëse për rroba dhe ulëset. Si dhe me theks të veçantë duhet të përmendet fakti se ka nevojë që hapësirat në fjalë të mirëmbahen.

Gjithashtu, edhe portat janë të dëmtuara dhe rrjetat e tyre. Në Klinë në teshatore si të ekipit vendas ashtu edhe mysafir dhe zyret për persona zyrtarë dhe takim teknik nuk posedon asnjë ulëse, varëse rrobash, këto zyre në këtë palestër janë të zbrazura. Zyrja e gjyqtarëve duhet të jetë ndaras nga hyrja në terren dhe e vetmja mundësi është një zyrë në fund në anën perëndimore që të përshtatet për gjyqtarë. Njëkohësisht, në palestër duhet të ketë perde në dritare me qëllim që të pengohen rrezet e diellit në ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Në Deçan semafori duhet të zhvendoset nga mesi dhe të vendoset në anën lindore. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve gjatë ditës perdet duhet të vendosen në dritare me qëllim të pengimit të rrezeve të diellit.

Në Gjakovë teshatoret të kenë varëse rrobash, të kompletohet zyra e takimit teknik. Në Gjilan teshatore si në atë të ekipit vendas po ashtu edhe të mysafirëve mungojnë varëse për rroba. 

Në Kaçanik problem ndriçimi, një pjesë e madhe e reflektorëve nuk ndezën dhe çka është me rëndësi monitori i semaforit është i vendosur prapa tavolinës zyrtare. Në Ferizaj mungojnë dritaret nga ana lindore, në Shtime i duhet kujdes në lidhje me mirëmbajtjen dhe të kompletohet zyra për takim teknik dhe e gjyqtarëve.

Në Drenas është e mbyllur për momentin dhe pritet që gjatë kësaj kohe të rinovohet. 

Në Podujevë në teshatore si të ekipit vendas dhe mysafir nuk ka ulëse të mjaftueshme”, bëhet e ditur nga burime tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat