As Maxhuni, as Kelmendi, as Nuha nuk mund të heshtin, tregoni opinionit si u pranuan gjithë ato federata sportive!

Sporti

As Maxhuni, as Kelmendi, as Nuha nuk mund të heshtin, tregoni opinionit si u pranuan gjithë ato federata sportive!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:23
Nuha, Maxhuni dhe Kelmendi

Askush nuk është kundër themelimit të federatave sportive, por të ekzistojnë disa federata fiktive, pa ndonjë aktivitet garues apo me vetëm një ose dy gara vjetore, është çmenduri.

Kosova ka një numër rekord të federatave sportive, kalon shifrën 50 (51)!    

Në Komitetin e Olimpik të Kosovës, në periudhën 2017-2020, në kohën kur ishte president Besim Hasani, pjesë e saj kanë qenë edhe treshja e famshme siç njihen në opinionin sportivë, Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi dhe Avni Nuha. 

Kjo treshe tani është edhe në qeverisjen e Ismet Krasniqit. 

Gazmend Maxhuni sot është nënpresident i parë i KOK-ut, Milaim Kelmendi - nënpresident i dytë i KOK-ut dhe Avni Nuha - anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. 

Për dallim nga Kelmendi dhe Nuha, Maxhuni ka qenë në ekzekutiv edhe në periudhën 2013-2016!

As Maxhuni, as Kelmendi, as Nuha nuk mund të heshtin përballë kësaj situate, tregoni opinionit si u pranuan gjithë ato federata sportive nga Komiteti Olimpik i Kosovës! Pse u pranuan disa nga federatat sportive?  

A keni kundërshtuar, a e keni ngritur zërin se ka federata fiktive apo vetëm për ndonjë votë?

A po vetëm keni hesht?

Votat që i morët, nuk i keni marrë vetëm për të qenë figurë në bordin e KOK-ut, por edhe për të luftuar të keqen, për të luftuar federatat fiktive.

Maxhuni, Kelmendi dhe Nuha, dikur ishin krahë i djathtë i Hasanit, pastaj u shndërruan në "kundërshtarë" të tij dhe u rreshtuan nga Ismet Krasniqi.

Kosova “rrush” me Federata sportive! 48 federata sportive ekzistojnë qysh në kohën e Besim Hasanit, kur ka qenë president i Komitetit Olimpik të Kosovës.  Këtë e di Besim Hasani, se vet ka qenë në krye të KOK-ut!

Tani është numri mbi 50-t, shumë federata u themeluan, a për vota apo për çka? Le të tregon Besim Hasani! Ismet Krasniqi me bordin KOK-ut e ka tani për detyrë t'i pastrojë listat!

Le të thotë Besim Hasani publikisht, se në kohën e tij nuk kanë ekzistuar 48 federata! Le ta thotë, se Besim Hasani ka qenë president 25 vite, dy dekada e gjysmë!

Kosova nuk ka buxhet që të shpenzojë për disa federata fiktive! Kjo nuk mund t’i faturohet Ismet Krasniqi. Faturimi i vetëm për Krasniqin, se KOK-u duhet t’i luftojë çdo federatë që është fiktive!

FEDERATAT OLIMPIKE ME 3 vota

1. Federata e Atletikës e Kosovës

2. Federata e Badmitonit e Kosovës

3. Federata e Basketbollit e Kosovës

4. Federata e Boksit e Kosovës

5. Federata e Çiklizmit e Kosovës

6. Federata e Futbollit e Kosovës

7. Federata e Golfit e Kosovës

8. Federata e Gjimnastikës e Kosovës

9. Federata e Hwendbollit e Kosovës

10. Federata e Kajakimit e Kosovës

11. Federata e Kërlingut e Kosovës

12. Federata e Lundrimit e Kosovës

13. Federata e Mundjes e Kosovës

14. Federata e Notit e Kosovës

15. Federata e Peshëngritjes e Kosovës

16. Federata e Pingpongut e Kosovës

17. Federata e Ragbit e Kosovës

18. Federata e Skitare e Kosovës

19. Federata e Shenjëtarisë e Kosovës

20. Federata e Shigjetarisë e Kosovës

21. Federata e Taekwondos e Kosovës

22. Federata e Tenisit e Kosovës

23. Federata e Triathlonit e Kosovës

24. Federata e Volejbollit e Kosovës

25. Federata e Xhudos e Kosovës

26. Komisioni i Sportisteve

FEDERATAT ME DY VOTA

27. Federata Aeronautike e Kosovës

28. Federata e Autosporteve e Kosovës

29. Federata e Bjeshkatarëve dhe Aplinistëve e Kosovës

30. Federata e Boulingut e Kosovës

31. Federata e Shahut e Kosovës

32. Federata e Karatesë e Kosovës

33. Federata e Kick-Box-it e Kosovës

34. Federata e Bilardos e Kosovës

35. Federata e Motoçiklizmit e Kosovës

36. Federata e Moauythai e Kosovës

FEDERATAT ME VETËM NJË VOTË

37. Federata e Bodybuildingut dhe e Fitnesit e Kosovës

38. Federata e Minigolfit e Kosovës

39. Federata Sportive e Punëtorëve e Kosovës

40. Federata e Sporti Shkollor e Kosovës

41. Federata e Sporteve Universitare të Kosovës

42. Federata e Arteve Marciale të Kosovës

43. Federata e Parkuerit e Kosovës

44. Federata e Sportit e Kosovës

45. Federata e PIkados e Kosovës

FEDERATA TJERA

46. Federata e Skermes e Kosovës

47. Federata e Tekbollit e Kosovës

48. Federata e Bejsbollit dhe e Softbollit e Kosovës

49. Federata e Pentatllonit Modern e Kosovës

50. Federata e Padelit e Kosovës

51. Federata Mundje Krahu e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat