Ky është i vetmi njeri që 22 vite i mbijetoi katit të parë në shtëpinë e sportit në Prishtinë! 

Sporti

Ky është i vetmi njeri që 22 vite i mbijetoi katit të parë në shtëpinë e sportit në Prishtinë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2022 Në ora: 20:36
Shtëpia e sportit

Pak me diplomaci, pak me punë, pak me humor, pak me muzikë, pak me stilin si sheik, pak si qejfli, pak me frizurën me gell, është i vetmi njeri që i mbijetoi katit të parë në shtëpinë e sportit në Prishtinë.

Është Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. 

Asnjëherë nuk ra prej pushtetit por njihet si njeri i "ëmbël" për të gjitha gjinitë!

Image

Kur buzëqesh fiton edhe më shumë simpati në komunitetin sportivë. 

Nuk thonë kot se qengji i butë i thithë dy nëna, kështu duket se është me zotëri Demollin! I urtë, punëtor, i zellshëm dhe i dashur për komunitetin e boksit! 

Shumë zyrtarë të federatave nuk i mbijetuan pozitave më shumë se 4 apo 8 vite, por Demolli asnjëherë nuk u vu në rrezik veçse u gradua në vitet e fundit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës. 
Katit të parë nuk i mbijetoi Fejzullah Ademi, u shkarkua nga pozita e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Image

Nuk i mbijetoi as Artan Çerkini si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Nuk i mbijetoi as Nazmi Paçarada si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. nuk i mbijetoi as Jeton Nixha si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Katit të parë duket se e ka problem t’i mbijetojë edhe Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës. Demolli veç po bëhet gati ta përcjell edhe Halitin nga kati i parë! 

Katit të parë iu dorëzua edhe Besim Hasani pas 22 viteve, humbi zgjedhjet e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Katit të parë nuk i rezistoi as Shasivar Haxhija, u largua nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut.

Katit të parë nuk i mbijetoi as Nehat Çitaku, u shkarkua nga pozita e kryetarit të Federatës së Pingpongut të Kosovës!

Katit të parë nuk i mbijetoi as Ramadan Selimi, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës, as kryetari i Shahut Nysret Avdiu e as Anton Cena si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Xhudos së Kosovës, as Fikrie Deliqi si administratore e Federatës së Basketbollit, por ka edhe shumë të tjerë që pësuan humbje në zgjedhje apo u shkarkuan.

Image

 Dikush thotë se edhe KOK-u i tanishëm mund të shkojë nga kati i parë por Demolli do të mbetet edhe për një kohë.

Një ish homolog i Demollit apo shokë i përbetuar i tij, thotë në kushte anonime: “Kur të bie Demolli, nuk ka kush ma që e çon, merr fund karriera e tij sportive”. 

Fundja, Latif Demolli mbetet i paprekshëm nga secili pushtet, i vetmi që i ka mbijetuar katit të parë dhe që njihet si kat i mallkuar. Demolli tash e 22 vite është në katin e parë. Disa e quajnë si njeri me fat, disa si njeri i “magjive” dhe po vazhdon të mposhtë të keqen e katit të parë! Me një fjalë, burrështetas sportivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat