Geta Beqa vishet me flamurin kuqezi, shpallet kampione e botës

Sporti

Geta Beqa vishet me flamurin kuqezi, shpallet kampione e botës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:42
Geta Beqa

Gentiana Beqa e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships”.

Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë.

Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.

Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.

Trajnerja e njohur e fitnessi ka arritur suksese të jashtëzakonshme në këtë sport edhe në të kaluarën, duke e dominuar botën falë sakrificave të saj për ta bërë një trup perfekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat