KPP Ahmet Hoxha MK shkëlqen në turneun “Top – 8”

Sporti

KPP Ahmet Hoxha MK shkëlqen në turneun “Top – 8”

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 20:27
KPP Ahmet Hoxha MK

Të rejat dhe të rinjtë e klubit të pingpongut “Ahmet Hoxha MK” të Ferizajt, shkëlqyen në turneun “Top - 8.

Pingpongistja e talentuar Maxhire Sojeva ka befasuar me topin e celuloidit duke u stolis me titullin e kampionit.

Kryetrajneri i klubit, Ardian Lamaxhema, është krenar me lojërat që treguan vashat dhe djemtë e rinj.

Image

Ardian Lamaxhema e Maxhire Sojeva

“Maxhire Sojeva është kampione, pa asnjë humbje, nga 7 lojë 7 fitore.

Ajola Behluli është nënkampione,  me 6 lojë të fituara dhe 1 humbje. 

Në kategorinë e meshkujve, Olti Behluli është nënkampion”, ka bërë të ditur Lamaxhema

Nga ky klub kanë marrë pjesë 4 femra dhe 3 meshkuj, gjithsejt 7 nga 16 të mundshëm, Maxhire Sojeva, Ajola Behluli, Elsa Hajrullahu, Elda Krasniqi, meshkujt Amant Sejdiu, Albes Behluli e Olti Behluli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat