Palestra e sportit në Istog për turp! Shatri: Mbërthen loti për ty

Sporti

Palestra e sportit në Istog për turp! Shatri: Mbërthen loti për ty

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:09
Pamje e tmerrshme e palestrës në Istog

Një kohë palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është ballafaquar me këtë që po përballet tani palestra e sportit në Istog.

Kur bie shi, rrjedh uji në palestër dhe bëhet gjithçka e vështirë, duke u shndërruar palestra më simpatike në palestër turpi në Istog. 

Nga fotografitë shihen edhe se si janë vendosur disa kove që të shpëtohet parketi.

Image

Disa kove në parket

Ky është një turp i madh!

Trajneri i basketbollit, Fikret Shatri, ish basketbollist i mirënjohur, ka reaguar ashpër me këtë gjendje ku edhe vet i ka paraqitur këto pamje të turpit.  

“Mbërthen loti për ty Kosovë.

Sa cubin ki prorë.....

Të kanë përpi e po të përpinë!

Thikën në gjoks, ata ta kanë shti.

Mbërthen loti për ty Kosovë, që gjyqësinë e ke te vdekur!”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat