Gjokoviq edhe pas kritikave mbron mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë”

Sporti

Gjokoviq edhe pas kritikave mbron mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë”

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Tenisti serb, Novak Gjokoviq thotë se “është i vetëdijshëm se njerëzit mund të mos pajtohen”, me të pas mesazhit politik që la për Kosovën në një prej kamerave në French Open.

Ai thotë se kjo është një çështje të cilën ai “e mbron”, raporton BBC.

36-vjeçari shkroi “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”, me të fituar raundin e parë ditën e hënë.

Ka qenë Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, që ka thënë se ajo porosi ka qenë e papërshtatshme dhe se nuk do të duhej të ndodhte prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat