Trakiç sërish fitues i garës individuale në Tiranël

Sporti

Trakiç sërish fitues i garës individuale në Tiranël

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:54
Pamje nga gara

Edicioni i pestë i Tirana Thriatlon u mbyll me suksesin e Strahinja Trakiç. Serbi është fitues i të pestë edicioneve të Thriatlon-it të Tiranës, duke u konfirmuar si ekspert i këtij aktiviteti.

Mbi 200 sportistë nga 12 vende të botës morën pjesë në këtë aktivitet. Për herë të parë pati dhe gara ekipore, k u ushpall fituese skuadar e Tiranës, me tre sportistët që garuan ën 3 disiplina të ndryshme duke e kaluar të parët vijën e finishit.

Sa i takon garës së femrave, si një vit më parë e para që e kaloi vijën e finishit ishte serbja Iva Pavloviç. Sportistët fillimisht përshkruan 750 metra not në liqenin e Farkës, më pas bënë 20 kilometra me biçikletë e në fund e mbyllën me 5 kilometra vrap rreth parkut të Farkës.

Të gjithë sportistës e regjistruar e mbyllën me sukses garën, teksa kishte pjesëmarrës nga Shqipëria me disa skuadra, si dhe nga Kosova, që bënë një garë mjaft dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat