Japin dorëheqje masive në Federatën e Karatesë së Kosovës 

Sporti

Japin dorëheqje masive në Federatën e Karatesë së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:53
Letra e dorëheqjes

Zhvillime dramatike në Federatën e Karatesë së Kosovës.

Japin dorëheqje shumica e anëtarëve të Bordit të FKK-së, gjithsej 10-të.

Sipas dokumentit që ka siguruar gazeta kombëtare “Bota sot” dhe që është i protokolluar, të dorëhequrit japin arsyet e tyre.

Image

Letra e dorëheqjes

Dorëheqje japin: Gazmend Havolli - nënkryetar, Bashkim Ibrahimi – nënkryetar; pastaj anëtarët e bordit Fidair Berisha, Ismajl Fazliu, Muhamet Kolgeci, Isak Pllana, Idriz Baruti, Hamide Ibrahimi, Baki Desku e Arsim Ibrahimi.  

Situatë e pazakontë dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditën në vijim në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat