Jakup Kasapolli: Injorimi i juaj si institucion nuk ju nderon!

Sporti

Jakup Kasapolli: Injorimi i juaj si institucion nuk ju nderon!

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:16
Jakup Kasapolli

Profesori Jakup Kasapolli dhe veprimtari i shquar sportiv në periudha të ndryshme, sidomos në gjeneratën e sakrificës, ka luajtur një rol të madh në shërbim të sportit të pavarur, duke i rezistuar regjimin serb, sot është i zhgënjyer tej mase. 

Cila është arsyeja e këtij zhgënjimi? 

Injorimi i juaj si institucion nuk ju nderon!

Katër muaj pas aplikimit në DKRS të komunës tonë për një projekt zyrtar kuptova edhe zyrtarisht përgjigjen:

‘Projekti juaj nuk ka arritur vlerësim të mjaftueshëm për të kaluar’, pra qenkam refuzu e në krye të komisionit vet zyrtari i sportit!  

Nga ky aplikim  kishin përfituar 80 subjekte (klube, shoqata e individ) që kapë shumën e 140 mijë euro, urime.        

Për mua po,  ndoshta pak si zhgënjim, ama çudi jo, sepse, injorimi zyrtar ndaj meje u përsërit për një kohë të shkurt dy herë!

Pse?

Para  dy muajve më 18 maj, unë kisha promovimin e librave, {e njohur për publikun) dhe aty pashë se përfaqësuesit e institucioneve të popullit abstenuan, bojkotuan ngjarjen, e me këtë injoruan librin, injoruan sportin, injoruan autorin, injoruan  qytetarin.!

E kjo sipas meje nuk ju nderon!                                               

Dhe si fund, nuk dua me besu se rreshtimi partiak qenka me i rëndësishëm se angazhimi im (44 vite në arsim e 65 tjera në sport), se kontributi në shoqëri, se sakrifica jote, se mosha jote,  se vepra jote!

Ok, vazhdojmë tutje pa inate dhe ofendime, përkundrazi unë respektoj institucionet e popullit, sepse janë përfaqësimi i saj, asht vullneti i shumicës”, ka reaguar Kasapolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat