KA Arena: Rruga drejtë suksesit

Sporti

KA Arena: Rruga drejtë suksesit

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:48
KA Arena

Klubi i karatesë Arena nga Peja ka pretendime të mëdha për edicionin e ri.

Ky klub i përkushtohet punës me gjeneratat e reja posaçërisht me shkollën e karatesë.

Trajneri Bajram Desku me stafin e tij po e bëjnë një punë të madhe, me synime që të ndërtojnë emra të rinj dhe të kërkojnë rezultate të lakmueshme.  

 “Rruga drejtë suksesit.

Klubi i karatesë Arena në Pejë do të organizon për herë të katërt Shkollën Verore të Karatesë̈, e cila është e vetmja në Kosovë, në trevat Shqiptare dhe në rajon.

Kjo shkollë u aplikua për herë të parë në qytetin e Pejës para 4 viteve dhe ideator i saj është Trajneri dhe instruktori i mirënjohur: Sensei Bajram Desku 

Shkolla fillon nga data 2 gusht dhe do të zgjas një muaj.

Andaj i ftojmë, dhe i inkurajojë qytetarët e komunës së Pejës dhe rrethinës që t`ju japin mundësi fëmijëve të tyre, të marren me sport, duke ju shmangë rrjeteve sociale dhe lojnave të rrezikshme elektronike, të cilat janë̈ evidente kohëve të fundit.

Shkollën verore mund ta vijojnë të gjith të interesuarit nga mosha gjashtëvjeçare e tutje për të dy gjinitë.
Ushtrimet, do ti udhëheqë̈ Mjeshtri, instruktori i shquar sensei: B.Desku trajnerë i Akredituar dhe i Licencuar në Federatën e Karatesë së Kosovës, Trajner i dëshmuar me përvojë̈ të gjatë në Karate, dhe Refer kombëtarë̈ i Karatesë”,
njofton KA Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat