Musa: Reflektohet puna ekipore si alfa e omega e vlerave të mirëfillta të sukseseve

Sporti

Musa: Reflektohet puna ekipore si alfa e omega e vlerave të mirëfillta të sukseseve

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:54
Trajnerët në kampi në Pejë

Në Pejë po mbahet kampi veror i karatesë, i cili është organizuar nga klubi i karatesë Arena me trajnerin Baki Desku.

Falë këtij kampi, Peja ishte vendtakim për trajnerët e shquar të karatesë.

Raif Musa trajner i karatesë ka treguar përvojën në këtë kamp. 

Image

Pamje nga kampi

“Si pikë takimi e shumicës së instruktorëve elitar të karatesë së Kosovës, ishte shkolla verore e karatesë ‘Arena’, që e organizon sensei Baki Desku në Pejë.

Pra, zhvillimi i vazhdueshëm profesional për trajnerët është bashkëpunimi i tyre i sinqertë si një mekanizëm i fuqishëm për avancimin e proceseve reformuese dhe ndryshimeve në Federatën e Karatesë, sepse vetëm në këtë formë nga shkëmbimi i përvojave, reflektohet puna ekipore si alfa e omega e vlerave të mirëfillta të sukseseve”, ka shkruar Musa në profilin e tij në facebok.

Musa thotë se ky takim ka qenë me rëndësi të veçantë ku i unifikojnë teknikat dhe metodologjinë e punës me studentët. 

Prandaj, faleminderit sensei, që na mundësove që ta përjetojmë një ndjenjë të papërshkruar gjatë gjithë stërvitjes së përbashkët dhe ambientin e sinqertë shoqëror më pastaj.

Kjo ndjenjë bashkëpunimi duhet fuqizuar tutje që të frymojmë dhe unifikojmë teknikat dhe metodologjin e punës me studentët e karatesë në nivel kombëtar”, ka nënvizuar Musa.

Trajnerët:

Ismal Fazliu
Nazmi Gashi
Shumzim Krasniqi 
Isak Curri 
Leutrim Pepaj 
Muhamet Rexhepi
Raif Musa
Bajram Bajrami
Rexhep Bajrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat