Çuditë në Kosovë, 185.354 euro në vit, 10 euro mëditje për selektorin sipas Majancit  

Sporti

Çuditë në Kosovë, 185.354 euro në vit, 10 euro mëditje për selektorin sipas Majancit  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 gusht 2023 Në ora: 19:59
Besim Brahimi

Federata e Boksit e Kosovës i merr 185.354 euro në vit nga memorandumi që ka me MKRS-n, e ka selektorin pa pagë, pa pagë, pa pagë!

Vini re, vini re, vini re!   

Vlera e memorandumeve bazë për Federatat sportive!

Image

Lista 

E paraqesin një listë, kjo është e Ministrisë Kulturës dhe Sportit të Kosovës! 

Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e selektorit të Kosovës në boks, ndër të tjera edhe që ka punuar në bazë vullnetare!

Vini re, vini re, vini re:  Federata e Boksit e Kosovës i merr 185.354 euro në vit ose mbi 15 mijë euro në muaj, kështu është mesatarja sipas kësaj shifre!

Lista që e shihni është e publikuar para disa muajve nga Daulina Osmani, zëvendësministre e MKRS-së. 

Dallimi: Federata e Basketbollit e Kosovës sa e dijmë ka mbi 13 të punësuar me paga në komisione po ashtu edhe Federata e Hendbollit e Kosovës 12 veta në administratë dhe të gjithë me paga!

Plus kanë tetë kombëtare në dy gjinitë në të gjithë grupmoshat, secila i ka nga 14 lojtarë pa llogaritur edhe trajnerët! Pra, basketbolli selektorin e ka me pagë sikurse dhe hendbolli me sipas marrëveshjes!  

Boksi ka një person të punësuar në zyre, ndonjëherë edhe 2, rrallë e për mall!  Dallimi mes hendbollit dhe boksit është 24 mijë më shumë për hendbollin në vit!

Vini re, vini re, vini re!

Hendbolli 210.860 euro në vit 
Basketbollit 208.598
Boksi 185.354

Karateja si sporti në kategorinë A, selektorin pa pagë! 

Boksi 185.354 euro në vite, ndërsa Afrim Majanci anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, thotë: “10 euro mëditje për selektorin eventualisht 15 euro”!

185.354 euro nuk janë pak në vit për një sport siç është boksi, selektori pa pagë, me 10 euro mëditje siç e thotë legjenda Majanci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat