Një zyrtar i lartë i FKK-së flet për borxhet: Avniu i ndaloi drekat e darkat dhe vizat për familjarët 

Sporti

Një zyrtar i lartë i FKK-së flet për borxhet: Avniu i ndaloi drekat e darkat dhe vizat për familjarët 

Nga: K. Goca Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:10
Avni Gashi

Karateja po kalon prej periudhave më të vështira.

Dihet botërisht që tani janë dy tabore në karate.

Avni Gashi e konsideron veten ende kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ndërsa krahu tjetër thonë se kryetar i ri tani është Besart Baruti.  

Një zyrtar i lartë i FKK-së flet për borxhe që ka pas federata, sipas tij, Avniu i ndaloi drekat e darkat dhe vizat për familjarët!  

“Avniu prej se ka ardh si kryetar ka tentuar të sjell rregull, rend dhe ligj.

Ka trashëguar mbi 40.000 euro borxh nga ish kryetari Ismet Krasniqi (tashmë kryetar i KOK-ut), borxhe këto ndaj garuesve, trajnerëve, komisioneve të FKK-së, meditje të bordit e po ashtu edhe operatoreve si aviokompani, kompani autobusëve, printimit, etj.

Ka arritur ti shlyej krejt borxhet”, tregon një burim i afërt me Avni Gashin. 

Sipas këtij burimi, Gashi ka ndërprerë edhe pajisjen me viza të familjarëve! 

“Ka provuar sistemimin e brezave sepse ka trajner që s’ka as brezin e zi (nuk lejohet të ketë klub) ose e kanë marrë paligjshëm.

Përveç garuesve dhe trajnerëve të regjistruar në sportdata ai ka ndërprerë pajisjen me viza për familjarë, miq e ndoshta edhe ndonjë keqpërdorim të mëhershëm me viza.

Ka ndërprerë praktikat e mëhershme ku nëpër gara ndërkombëtare janë dërguar me rrotacion njerëzit e caktuar sipas interesit personal pa pasur nevojë të jenë fare në garë, ndërsa janë reduktuar numri i garuesve apo trajnerëve”, tregon ky burim që nuk do t’i përmendet emri tani për tani.

Më tej tregon se Gashi ka ndaluar edhe shpenzimet e panevojshme. “Shpenzimet e panevojshme të buxhetit të FKK-së për dreka e darka i ka ndërprerë dhe ka paguar nga xhepi i tij personal.

Edhe si kryetar ka bërë pagesë edhe për vete e edhe për nxënësit e tij nga buxheti familjar.

FKK nuk ka pasur licencë dhe s’ka mundur të ketë sponsor.

Në gara ndërkombëtare me kërkesë të Daulina Osmanit ka kërkuar mjete hua nga KOK dhe nuk ju kanë dhënë dhe prapë me informim të MKRS janë bërë krejt veprimet”, thotë me tej një burim, zyrtar i lartë në FKK.

Ai tregon edhe për selektorin Ylber Syla pse nuk ka reaguar në lidhje që disa kanë marrë pjesë.

“Selektori e dorëzon një listë të garuesve të cilët e meritojnë të jenë në kampionate europiane e botërore.

Me insistim të trajnerëve dhe klubeve, Bordi Ekzekutiv ka vendos me ju leju shkuarjen edhe disa garuesve të tjerë (te cilët as një luftë nuk e kane fituar anipse kane harxhuar para) sepse disa trajnerë i rrejnë prindërit se e kanë fëmijën talent e kapacitet.
Për rastin e dënimit të garuesit të Isak Currit, unë e di që ai djalë e ka nxjerr thikën në sallën ‘1 Tetori’ ku u mbajt turneu "Zahir Pajaziti".

Normal qe komisioni disiplinor e ka dënu sepse ka sulmu njerëz bile jo veç vetëm po me disa te tjerë nga klub i Isak Currit”, ka përfunduar një zyrtar i lartë i FFK duke kërkuar që të mbetet anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat