E hidhur, Shaban Tërstena: Ky lajm i dhimbshëm e i trishtuar për mua në jetën time

Sporti

E hidhur, Shaban Tërstena: Ky lajm i dhimbshëm e i trishtuar për mua në jetën time

Nga: K. G. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 20:23
Tërstena e Nasev

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, ka marrë lajmin e hidhur sonte!

Legjenda e mundjes, Tërstena, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë trajneri me të cilin ka arritur majat e suksesit, kampion olimpik në vitin 1984.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, është i pikëlluar për ikjen në amshim të trajnerit Nase Nasev. 

Image

Nasev e Tërstena

“Të nderuar sportistë, me dhimbje të madhe ndaj këtë lajm të hidhur që e morëm të gjithë ne mundësit dhe gjithashtu për të gjithë sportistët maqedonas, veçanërisht për mua ishte një moment i vështirë, pak më parë kur u dha ky lajm i dhimbshëm e i trishtuar për mua në jetën time. 

Shaban kampioni, po ju thërras në këto momente, zemra e madhe e trajnerit tuaj Nase Nasev u ndal në moshën 80 vjeçare dhe u largua përgjithmonë nga kjo botë. 

Për mua ishte shumë e vështirë të dëgjoja dhe të përballesha me faktin se trajneri im nuk është më me ne. 

Me dy trajneret e mi  legjendar Nasev Nasev dhe Hajrush Sinanin ne kaluam 20 vite bashkë, fituam gjithçka që mund të fitojë një sportist, nga pesë kontinentet e botës. Të cilët në një mënyrë apo tjetër ishin me mua gjatë gjithë 20 vite te jetës sime sportive.

Ishin të pandashëm nga unë, ishin të palodhshëm, më kanë përcjellë orë e çast, çdo ditë, çdo muaj dhe shumë vite me radhë, ishin pranë meje në të gjitha ato stërvitje të mundimshme dhe të pafundme, ishin në verë e në dimër, në shi e borë, asnjëherë nuk më janë ndarë. Ishin me mua në fitoret e mia, ishin pjesë e gëzimeve të mia, por edhe kur kisha momente të vështira ishin po të njëjtit njerëz që nuk dorëzoheshin, më mbështetnin dhe inkurajonin që të eci para.

Nga do që kam marrë pjesë në eventet e ndryshme sportive me karakter kombëtar si dhe ndërkombëtar, ishin me mua kur unë zhvilloja beteja gladiatorësh, dhe fitoret vinin varg, ishim të pandalshëm, të pathyeshëm suksesi im dhe me trajnerët më të mirë legjendarët te shekullit 20. Nase Nasev e Hajrush Sinani.

Shpresoj që Zoti ta shpërblejë trajnerin tim  më të madhin sportiv me nderimin më të lartë në qiell, trajnerin më të mirë në historinë e sportit maqedonas, i cili u shpall trajneri më i mirë i shekullit të 20-të. Kjo është jeta e kësaj bote, deri para disa orësh je gjallë dhe pastaj në një kohë të shkurtër largohesh përgjithmonë nga kjo botë. Vetëm Zoti i Madh e di se cila është rruga jonë e jetës, sepse të gjithë jemi mysafirë në këtë botë.

Çfarë të them tjetër, për trajnerin tim legjendar Nasev Nasev, mund të flas dhe të tregoj me ditë e vite dhe ende nuk mjafton, prandaj historia e tij e artë, e shkëlqyer sportive do të jetojë përgjithmonë në sportin e Maqedonisë dhe në botë. 

Trajneri im, shpirti juaj sportiv nuk do të vdes kurrë, ashtu siç nuk do të vdes trajneri im legjendar Hajrush Sinani, me të cilin kaluam 20 vite bashkë në të gjitha arenat sportive.

Të gjitha këto legjenda sportive u larguan nga kjo tokë e shenjtë, Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre sportivë dhe i shpërbleftë me gradën më të lartë në Parajsë, Amin! Sa të jetoj dhe unë në këtë botë nuk do të të harroj asnjëherë. Më shumë respekt nga mundësi i juaj, kampioni olimpik dhe sportisti i shekullit të 20-të”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat