E kishte një parandjenjë se fitorja do të jetë bindëse për Kosovën në Kretë të Greqisë.
Është Gazmend Maxhuni, nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Para se të futej Kosova në votim, në asamblenë e përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Maxhuni ka parashikuar se 56 vota do të janë pro Kosovës.
Parashikimi i Maxhunit
Për koincidencë, kjo doli e saktë.
Nga 66 që votuan në asamble, 55 votuan për Kosovën, tre abstenuan dhe 8 kundër.
Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Maxhuni la të gjithë pa fjalë, shumë i saktë në parashikim, për faktin se ishte një lloj frike nga ndonjë tradhti nga ata që votonin.
Maxhuni e kishte bindjen se fitorja do të jetë bindëse dhe shumica janë pro Kosovës në asamble, veç e kishte një parandjenjë apo e kishte nuhatur situatën qysh para nismës së këtij procesi historik të votimit për Kosovën.