KOK organizon Forumin për Sportin në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

Sporti

KOK organizon Forumin për Sportin në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka organizuar Forumin për Sportin në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, EWOS 2023.

Temë diskutimi e këtij Forumi të Sportit janë: Java Evropiane e Sportit në Kosovë dhe Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030"..

Pjesë e panelit diskutues janë Besim Aliti (Sekretar i KOK-ut), Ibër Alaj (Koordinator Nacional - BeActive), Abeliana Bregu (Trajnere e gjimnastikës), Granit Rugova (Drejtor i Sportit - Komuna e Prishtinës),

Blearta Ukëhaxhaj (Tenis), Daulina Osmani (zëvendës-ministre në MKRS), Arben Fetahu (Kryetar i FBK-së) dhe Naim Muja (Kryetar i FMK-së).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat