​Futsall/ Ndeshjet e Elite Round në Championsit zhvillohen në Kosovë

Sporti

​Futsall/ Ndeshjet e Elite Round në Championsit zhvillohen në Kosovë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:44
Ilustrim

Klubi i futsallit 𝐅𝐂𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚𝟎𝟏 ka 𝐟𝐢𝐭uar 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐄𝐅𝐀 që ndeshjet e Elite Round për grupin ku do të jetë edhe kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, do të zhvillohen në Prishtinë.

Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Pas dy raundeve të kaluar, njëherë në Poloni, pastaj në Lituani, adhuruesit e futsallit do të kenë mundësinë kësaj radhe të shohin nga afër top klubet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat