Vlera Qerimi e papërmbajtshme në fushëbetejën e Budapestit: Ndjenje e veçantë

Sporti

Vlera Qerimi e papërmbajtshme në fushëbetejën e Budapestit: Ndjenje e veçantë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 tetor 2023 Në ora: 18:41
Vlera Qerimi

Kombëtarja e Kosovës në karate është në festë për suksesin e madh në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Vashat tona fituan medaljen e bronztë, pasi që e mposhtën me rezultat 2:0 Kazakistanin e favorizuar.

Karateistet Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu  e Albulena Gërvalla, treguan zemër të madhe në arenë dhe e ngriten në podium Kosovën në mesin e tre shteteve më të mira në botë.

Image
Kosova

Karateistja Vlera Qerimi ishte në formë jetike, duke shënuar katër fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje.

Vlera ishte e papërmbajtshme në fushëbetejë duke demoluar rivalet. 

“Ndjenje e veçantë, ndjenjë që nëse nuk e përjeton vet nuk mundesh mu përshkruar me fjalë", - thotë Vlera për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çdo duel ka qenë sikur finale për garueset tona, por ato asnjëherë  nuk u dorëzuan duke luftuar me tërë arsenalin ekzistues. 

Arma më e fortë padyshim se ishin të gjitha garueset por duhet veçuar flamurtarët Fortesa Oranën në pesë duele po aq fitore dhe Vlera Qerimi katër fitore e një humbje.

 “Arma më e fortë po besoj që ishte mbështetja e njëra - tjetrës (mbështetja mes Fortesës dhe meje)”, ka nënvizuar Vlera.

Çfarë iu dalloi me Kazakistanin?

“Në analizë të luftës, garueset e Kazakistanit kanë qenë garuese shumë të mira, ku secila ka pas medalje në arena ndërkombëtare më shumë se ne dyja, mirëpo ajo qe në bëri neve me triumfuar, besoj se ka qenë analiza që ia kemi bë secilës garuese para se me hyrë në arenë”, thotë Vlera.

Cilat janë synimet e radhës?

“Medaliste evropiane edhe botërore në gara individuale”, - ka përfunduar Vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat