Kofsha, i artë në shkëputje

Sporti

Kofsha, i artë në shkëputje

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:41
Kofsha, i majtë

Zë vendin e katërt në shtytje dhe në dygarësh dhe shkëlqen në Botërorin e të rinjve

Ertian Kofsha është Kampion Bote në stilin e shkëputjes në peshën deri në 89 kilogram Në mungesë të trajnerit Leonard Toska, i cili nuk u pajis me vizë meksikane, të paktën sipas justifikimit zyrtar të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Kofsha është drejtuar në garë nga presidenti Elez Gjoza.

152 kilogram në provën e parë me shumë sukses. Më pas në të dytën 156 kilogram dhe me 159 kilogram, realizuar me shumë sukses në provën e tretë, Ertian Kofsha është i artë. Në shtytje Kofsha zë vendin e katërt me 186 kilogram dhe po i tillë është dhe në dygarësh në totalin 345 kilogram.

Nuk janë medaljet e para për Ertian Kofshën përgjatë vitit 2023, sepse më parë ishte Kampion Europe për të rinj në të njëjtin stil në gusht në Rumani, ndërsa po në të njëjtin aktivitet pat marrë dhe dy të bronzta.

Talenti Ertian Kofsha më 2022 ishte Kampion Europe për moshën deri në 17 vjeç, ndërsa është një e ardhme e ndritur për peshëngritjen shqiptare, pse jo dhe për të qenë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat