A ishte ky takim sekret dhe vendimtar për Lojërat Mesdhetare në Kosovë?

Sporti

A ishte ky takim sekret dhe vendimtar për Lojërat Mesdhetare në Kosovë?

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2024 Në ora: 21:33
Takimi i 10 prillit, 2023

Është interesant se të drejtën që fituan për Lojërat Mesdhetare, i adresohet fillim muajit prill të vitit 2023, ku u krye e tërë puna para Kongresit që u mbajt me 8 shtator në Kretë të Athinës.

Këtë nuk e mohon as nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni, i cili e ka publikuar një foto, sipas tij, e pa publikuar deri me tash.

Në foto shihet ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, Besim Aliti – sekretar i përgjithshëm, Milaim Kelmendi etj.

“Athinë, 10 prill, 2023, një takim shumë i rëndësishëm për vendin tonë Kosovën, takim i  cili ia solli Kosovës Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Takim i cili deri më tani nuk është publikuar.

Vazhdojmë drejt “Prishtina 2030””, ka shkruar Maxhuni në profilin e tij në facebook.

Maxhuni thotë për gazetën “Bota sot” se ky takim ka qenë sekret dhe që ka dhënë frytet përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat