Nuk e përballon humbjen! Selektori i dëshpëruar, e ndërpreu intervistën: Ky është ferr

Sporti

Nuk e përballon humbjen! Selektori i dëshpëruar, e ndërpreu intervistën: Ky është ferr

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:59
Ivica Tucak

Në një finale dramatike, ekipi kroat i vaterpolit u mposht nga Spanja me rezultat 11:10. 

Vaterpolistët kroatë patën një avantazh prej tre golash, duke hyrë në pjesën e fundit me plus dy, por kjo nuk mjaftoi.

Spanja është kampion i Evropës, ndërsa Kroacia e fitoi medaljen e argjendtë dhe Italia të bronztën. 

Selektori i Kroacisë, Ivica Tucak, ishte shumë i zhgënjyer, dukej në fytyrë se ishte jashtëzakonisht e vështirë për të.

Tucak po jepte një deklaratë për televizionin kroat, HRT, por më pas nuk mundi më dhe u largua duke thënë:

“Ky është ferr”.

“Të lutem”,- tha Tucak dhe u largua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat