Kupa individuale e Kosovës në shah 2024

Sporti

Kupa individuale e Kosovës në shah 2024

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 24 shkurt 2024 Në ora: 18:23
Pamje nga gara

Dihen gjysmë finalistët, Nderim Saraçi, Bedri Sadiku, Muhamet Asllani dhe Lir Basha!

Të shtunën, më 24 shkurt, janë zhvillua garat çerekfinale të Kupës individuale të Kosovës në shah.

Në takimet që u zhvilluan në Sallën e Shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kryesisht janë arritur rezultate të pritura.

Mëtuesi kryesor për fitimin e këtij trofeu kampioni, Nderim Saraçi siç është pritur ka shënuar fitore ndaj të riut nga Ferizaj, Bardh Avdiu, kurse Muhamet Asllani mundi Ahmet Jusufin.

Në një përballje intetesante, mjeshtri ndërkombëtar, Bedri Sadiku shënoi fitore në përballje me Korab Saraçin. Befasinë më të këndshme në takimet çerek finale e bëri 13 vjeçari, Lir Basha i cili mundi Isak Gashin dhe u kualifikua për në gjysmë finale.

Kështu në Gjysmë finale që zhvillohet të dielën, më 25 shkurt nga ora 11,00, takohen:

Nderim Saraçi-Lir Basha

dhe Bedri Sadiku-Muhamet Asllani.

Finalja është paraparë që të zhvillohet më 2 mars, kur edhe do të dihet fituesi i këtij trofeu dhe renditja përfundimtare.

Drejtësinë në këtë garë po e ndan gjyqtari ndërkombëtar, Burhan Misini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat