Agim Kasapolli: Ju rrëfej se si Shaban Tërstena u bë kampion olimpik me 19 vjeç!

Sporti

Agim Kasapolli: Ju rrëfej se si Shaban Tërstena u bë kampion olimpik me 19 vjeç!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:35
Agim Kasapolli

Legjenda e gjallë e gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Kasapolli, ka rrëfyer kohën kur Shaban Tërstena ishte shpallur kampion olimpik në LOV në Los Angelos në vitin e largët 1984 të shekullit të kaluar.

Kasapolli, i cili në atë kohë ka qenë i akredituar si gazetar për të ndjekur Lojërat Olimpike Verore, thotë se Shaban Tërstena është mburrja e mbarë kombit shqiptarë, por edhe e mbarë njerëzimit në rruzullin tokësorë.

“Në moshën 19 vjecare më kujtohet si sot në Los Angelos në vitin 1984 as optimistët më të mëdhenj nuk kanë besuar se një 19 vjeçar mund ta fitojë medaljen e artë.

Ky është i pari dhe i vetmi që ka dy medalje olimpike, të artën në Los Angelos dhe katër vite më vonë medaljen e argjentë në Seul me këmbë të lënduar”, kujton për Open-TV mes tjerash gazetari sportiv Agim Kasapolli.,

Ai prej Shaban Tëstenës mori dhuratë librin monogtrafik “Rruga e kampionit olimpik”, për të cilën libër Kasapolli tha se e kthen në kohë dhe se libër të tillë nuk ka parë deri tani me sytë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat