Në emocione të maratonës ndërkombëtare - Bota Sot
Në emocione të maratonës ndërkombëtare

Sporti

Në emocione të maratonës ndërkombëtare

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

Zyrtarët e Federatës së Notit të Kosovës, konfirmojnë se gjithçka është e gatshme për garën më të madhe të vitit në not që mbahet në vendin tonë, maratona ndërkombëtare “Kosova 2018” në Batllavë. “Me 18 gusht në liqenin e Batllavës në Orllan, duke filluar nga ora 11.00 FNK-së e mbështetur nga klubi i notit ‘Orllani’ dhe nga MKRS, organizon maratonën e IX-të ndërkombëtare ‘Kosova 2018’. Në këtë garë pritet të marrin pjesë notarë dhe notare nga disa shtete të rajonit dhe notarët e Kosovës, gjatësia e shtegut do të jetë 4.2 kilometra. Vitin e kaluar fitues ishin në konkurrencën e meshkujve Art Krasniqi, që përfaqëson Gjermaninë dhe në atë të femrave Mia Kerstevska nga Maqedonia”, bëhet e ditur nga FNK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...