Eksperti i sigurisë alarmon pas dorëheqjes së James Mattis: Viktima jemi ne shqiptarët

Aktuale

Eksperti i sigurisë alarmon pas dorëheqjes së James Mattis: Viktima jemi ne shqiptarët

Nga: N.H Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:52
Donald Trump dhe James Mattis

Eksperti dhe njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se rasti i dorëheqjes së Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis, është një sinjal për të parë qartë prishjen e ekuilibrave globale.

Sipas tij, ardhja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 17 Janar në Serbi, gjithashtu është sinjal i përvijimit të politikave ruse në Ballkan në fazën e indefirentizmit Trampian. "Natyrisht se viktima potenciale jemi ne shqiptarët, ku Presidenti Thaçi me kompanitë e fragmentuara në PDK, LDK, AAK, PSD, shoqëri civile, po mundohet t'i kanalizoi përvijimet ruse-serbe", ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ja postimi i plotë:

Ne konferencen e sivjetme per shtyp te Presidentit Tramp dhe Putin qe u mbajt pas takimit te tyre ne gushtin e ketij viti ndodhi ne paradoks: Ishte hera e pare ne historine e SHBA-ve qe nje president ta fajsoje komunitetin e sherbimeve inteligjente te SHBA-ve ne prani te nje presidenti te nje shteti me disponim armiqesore ndaj SHBA-ve. Edhe me kushtin e shkaktimit te incidenteve te karakterit nderkombetar, ku munde te shkaktoheshin katastrofa globale, as gjate Luftes se Ftohet, nuk ka ndodhur qe nje pesident ta fajsoi CIA-n publikisht sikur qe beri gjate kesaj vere Presidenti Tramp ne prani te presidentit Putin.

Ky akt ishte i pa zakont, ishte nje sinjal i mjaftueshem qe te priten befasi ne politiken e jashtme amerikane. 

Rasti i sotem i dorheqjes te Sekretarit të Mbrotjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis eshte nje sinjal per te pare qarte prishjen e ekuilibrave globale. Personaliteti i Mattis dhe doreheqja e tij perqone mesazhin e ndryshimit te diskursit politik amerikan si fuqi globale, ku mosdurim ne raport me presidentit e ka natyren indeferizmit karshi Rusise dhe erozioni qe po shkakton politika e tij ne raport me aleatet evropian. 

Ardheja e Putinit me 17 Janar ne Serbi, gjithashtu eshte sinjal i pervijimit te politikave ruse ne Ballkan ne fazen e indefirentizmit Trampian. Natyrisht se viktima potenciale jemi ne shqiptaret, ku Presidenti Thaqi me kompanite e fragmentuara ne PDK, LDK, AAK, PSD, shoqeri civile, po mundohet t'i kanalizoi pervijimet ruse-serbe.

Njerez te mire te PDK, LDK, AAK, e keni rastin me te mire qe t'i identifikoni njerzit qe ju kane tradhetuar gjate gjithe kohes ne emer te kauzave patriotike, eshte koha te veproni ne sherbim te kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat