SMS i Shpend Ahmetit për Dardan Sejdiun: Fol si Kadri Veseli, thuaj se PSD e ka përjashtu Srpska’n

Aktuale

SMS i Shpend Ahmetit për Dardan Sejdiun: Fol si Kadri Veseli, thuaj se PSD e ka përjashtu Srpska’n

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, të flasë sikur Kadri Veseli kur argumenton se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit. Ka thënë se PSD duhet të japë argumentin e njëjtë që e ka thënë Kadri Veseli kur ka thënë se PSD e ka përjashtuar Listës Srpska nga vendimmarrja.

“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”, ka shkruar Ahmeti në SMS të publikuar nga kp.

SMS i ishte drejtuar Dardan Sejdiut por ai nuk ishte përgjigjur.

Menjëherë ka reaguar deputeti tjetër i PSD'se, Dardan Molliqaj, i cili ka pyetur se çka kanë borxh. 

PSD vendosi të përkrahë Qeverinë në dialog dhe buxhet, por ende s’ka vendosur të marrë pozita qeveritare.

Shpend Ahmeti u nda nga Lëviza Vetëvendosje me 12 deputetë me të cilët ri themeluan PSD’në.

Aktualisht, PSD ka hise në ekipin negociator me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat