Burri i Albulena Haxhiut godet Frashër Krasniqin: Tash që e përjetove tradhtinë, duhet ta thuash të vërtetën!

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut godet Frashër Krasniqin: Tash që e përjetove tradhtinë, duhet ta thuash të vërtetën!

Nga: N.H Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:25
Alban Krasniqi dhe Albin Kurti

Burri i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Albani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një varg pyetjesh për deputetin e PSD-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi shkruan se tashmë që e përjetoi shijen e hidhur të tradhtisë që dikur ua bëri të tjerëve, duhet të dalë Frashër Krasniqi dhe ta thotë të vërtetën e cila doli sheshit.

“Si ishte plani, kush e nisi, si u mashtruat dhe u joshët disa nga ju, pra tërë ecurinë e pazareve në dëm të votuesve dhe mbi të gjitha në dëm të qytetarëve dhe vendit”, shkruan Krasniqi i VV-së në Facebook.

Ja shkrimi i plotë:

FOL FRASHËR!

Tashmë që e përjetove shijen e hidhur të tradhëtisë që dikur ua bëtë të tjerëve, duhet të dalësh dhe ta thuash të vërtetën e cila doli sheshit.

Si ishte plani, kush e nisi, si u mashtruat dhe u joshët disa nga ju, pra tërë ecurinë e pazareve në dëm të votuesve dhe mbi të gjitha në dëm të qytetarëve dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat