Vuçiq: Lëni fjalët, s’mund ta marrim maksimumin nga zgjidhja për Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Lëni fjalët, s’mund ta marrim maksimumin nga zgjidhja për Kosovën

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se serbët janë gjithmonë të kënaqur vetëm nëse e marrin maksimumin,

Kështu, sipas tij, Serbia kërkon edhe sa i përket çështjes së Kosovës, megjithatë, ka shtruar ai, kjo është e pamundur, pa marrë parasysh kush qeverisë me Serbinë.

“Sot po t’i pyesim anëtarët tuaj dhe tanët dhe zyrtarët se cila është ajo zgjidhje, cili është kompromisi me të cilin do të ishim të kënaqur, nga askush nuk mund ta merrni atë përgjigje”, ka thënë ai.

Sipas tij, serbët janë të kënaqur vetëm nëse e marrin maksimumin.

Ai këto deklarata i ka bërë në Kongresin e 10-të të SPS-it, partisë së Ivica Daçiqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat