Mbetet në fuqi paraburgimi për personin që dyshohet për spiunazh

Aktuale

Mbetet në fuqi paraburgimi për personin që dyshohet për spiunazh

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
E.J.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.J.

Sipas kumtesës për media, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 13.12.2018, sipas të cilit kjo masë llogaritet nga data 11.12.2018 dhe do të zgjasë deri me 11.01.2019.

E.J. po dyshohet nga ana e prokurorisë për tri vepra penale; “Falsifikim i dokumentit” nga neni 398,  “Prezantim i rremë” nga neni 417 dhe  “Spiunazh” nga neni 131. 

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit në fjalë, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat