Neglizhenca e qeverive i ka humbur Kosovës 53 milionë euro, kërkohet hetim

Aktuale

Neglizhenca e qeverive i ka humbur Kosovës 53 milionë euro, kërkohet hetim

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:46
Përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi

(E plotësuar) - Humbja e 53 milionë eurove në kontratën për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të kërkoi hetim për këtë kontratë në mënyrë që të zbardhet e vërteta se pse janë humbur këto të holla të buxhetit të Republikës së Kosovës.

Tani kur ka mbetur vetëm një javë deri në përfundimin e kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit në një konferencë për media, hulumtuesja, Diana-Metushi-Krasniqi, tha se gjatë analizës që i kanë bërë kësaj kontrate, kanë konstatuar se neglizhenca kronike e qëllimshme e qeverive ka bërë që kompania Benchtel-Enka të vendos penallti 53 milonshe për shtetin e Kosovës.

Metushi-Krasniqi: Kërkojmë nga prokuroria të filloj sa më shpejtë hetimet

“Gjatë kësaj analize ne kemi vërejtur që faktori kyç që ka rezultuar në humbjen e 53 milionëve është neglizhenca kronike e qeverisë tonë që ne nuk besojmë që ka qenë e paqëllimshme meqenëse gjatë gjithë kohës të gjitha palët e përfshira kanë qenë në dijeni të plotë për dëmet dhe për rreziqet të cilat i imponohen qeverisë së Kosovës nga mos adresimi i problemeve kyçe, mungesës së planit të pagesave, kufizimeve buxhetore dhe kërkesave të punëdhënësit. Andaj neve kërkojmë nga prokuroria të filloj sa më shpejtë hetimet lidhur me këtë neglizhencë të qëllimshme të qeverive në fjalë”, deklaroi, Metushi-Krasniqi

Përveç që kërkoi hetim nga prokuroria për këtë kontratë, Metushi-Krasniqi kërkoi nga qeveria që në të njëjtën formë duhet të vendos penallti ndaj kompanisë Benchtel-Enka pas datës 31 dhjetor të këtij viti.

Metushi-Krasniqi: Për çdo vonesë, qeveria duhet ta penalizojë Benchtel-Enka katër dhjetë mijë euro në ditë

“Qeveria duhet të penalizojë Benchtel-Enka  katër dhjetë mijë euro në ditë për çdo ditë vonesë pas datës 31 dhjetor 2018. Edhe pse ne jemi mësuar prej qeverisë gjithmonë se na jep arsyetime se dimri na zuri pa përgatitur kjo kontratë e parasheh se në rast të implementimit të kësaj kontrate është dashur të parashihet dhe rreziku i ngricave dhe vonesave tjera. Kështu që ne kërkojmë nga qeveria që për çdo ditë vonese mbas datës 31 dhjetor të aplikohet dëmshpërblimi prej katër dhjetë mijë euro në ditë i cili mund të ekzekutohet direkt si ndalesë në pagesa të mëtutjeshme të Benchtel- Enkas”, tha ajo.

Ndër të tjera, hulumtuesja në KDI, shpjegoi në mënyrë kronologjike gjithë këtë proces, duke theksuar se vazhdimisht prej vitit 2014 ka pasur parregullsi. Ndërsa kërkoi dhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit të auditoi sa më shpejtë anën komerciale të penalltisë 53 milionë eurosh.

Përkundër afatit të caktuar, Bentech-Enka nuk pritët të përfundoi gjitha punimet lëshimin e autostradës, “Arbër Gjaferi”.

KDI kërkon hetim për kontratën që i humbi Kosovës 53 milionë

Humbja e 53 milionë eurove në kontratën e Qeverisë me Bectel Enkan për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të paraqesë sot analizë të faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e këtyre parave të buxhetit shtetëror.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi kërkoi hetim nga prokuroria për këtë kontratë, sepse sipas saj, nga qeveritë që kanë udhëhequr vazhdimisht ka pasur neglizhenca të qëllimshme.

“Faktori kyç që ka rezultuar në këtë humbje është neglizhenca kronike e qeverisë nga mos adresimi i planeve kyçe. Kërkojmë nga prokuroria të fillojë hetimet për këtë kontratë të qëllimshme”, tha ajo.

Tutje, Metushi-Krasniqi theksoi nevojën që kjo kontratë të auditohet nga ana komerciale.

Në lidhje me vonesat që janë duke u bërë, ajo shtoi se qeveria duhet t’i bëjë penallti kompanisë, 41 mijë euro në ditë

“Qeveria duhet të penalizojë 41 mijë euro në ditë për vonesat pas datës 31 dhjetor të këtij viti, kjo mund të ekzekutohet në mos pegesa”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat