Thaçi për ballafaqimin me Vuçiq në OKB: Kosova vetëm e tregoi të vërtetën, Serbia kreu gjenocid

Aktuale

Thaçi për ballafaqimin me Vuçiq në OKB: Kosova vetëm e tregoi të vërtetën, Serbia kreu gjenocid

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:31
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se pavarësisht proceseve, Kosova asnjëherë nuk do të harrojë krimet që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve.

Në adresimin para mediave, gjatë vizitës së tij në Kazermën ”Adem Jashari”, ai tha se Ushtria e Kosovës do t’i kontribuojë paqes, ndërsa ka theksuar se deklaratat e njëjta të cilat i ka dhënë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimit, ia ka thënë atij edhe në takimet e mbyllura që ka pasur me të.

”Realisht ndihem shumë krenar që kam qenë luftëtar i Lirisë. Tash është lehtë me folë, por ajo periudhë më jep dinjitet për të vazhduar misionin e ri atë të fuqizimit të Ushtrisë së Kosovës”.

”Ushtria do t’i kontribuoj paqes. Kemi realitetin si mosfunksion i qytetit në Veri. Unë mbetem në shërbim të ndërtimit të urave. Hijeshia madhështia është funksionimi i qytetit të Mitrovicës si një i vetëm”.

”Pako e ligjeve ende nuk ka ardhur proceduralisht. Derisa Serbia nuk heziton të gënjejë botën atëherë edhe ne nuk hezitojmë ta tregojmë të vërtetën rreth gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

”Në Kosovë ka ndodhur spastrim entik sistematik nga shteti i Serbisë. Do të theksojë botërorisht, drejtësi duhet të ketë për të gjithë në suaza ndërkombëtare. Të gjithë duhet të japin përgjegjësi”.

”Atë që e them para kamerave ndaj Aleksandar Vuçiq e them edhe në takime të mbyllura. Dihet botërisht, Serbia kreu spastrim etnik në baza gjenocidi. Nuk duam të punojmë për revanzh, një gjë e tillë nuk do të harrohet kurrë por do të punojmë që të ketë drejtësi herët apo vonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat