Profesori i NISMA-s i paguan vetes kursin e anglishtes

Aktuale

Profesori i NISMA-s i paguan vetes kursin e anglishtes

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Krasniqi, Muhadri dhe Limaj

Para një muaji një profesori të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ i shkoi ndërmend të kryente kursin e anglishtes, që quhet ‘TOEFL’.

Bedri Muhadri që është kryesues i Këshillit Drejtues në këtë Universitet, madje as nuk do të hargjojë asnjë cent për këtë kurs.

Në vendim thuhet se aprovohet kërkesa e parashtruar nga Dr. sc. Bedri Muhadri, të cilit i lejohet pagesa e kursit të gjuhës angleze në kohëzgjatje 3(tre) muaj në programin TOEFL.

Image

E, gjithë paradoksi qëndron në nënshkrimin e këtij dokumenti. Firma që është hedhur në këtë vendim, është e personit që kishte kërkuar t’i paguhet kursi. Pra, Bedri Muhadri kishte marrë vendim që t’ia paguajë kursin vetes.

Ndërkaq, mësohet se profesori Muhadri është anëtar i partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të vetë partisë, ku aderuan disa persona më 1 dhjetor të vitit të shkuar. Aty përmendet edhe emri i Muhadrit.

Image
Image

Ndryshe, Nisma është akuzuar për kapje të institucioneve të arsimit, duke punësuar militantë dhe anëtarë të partisë. NISMA udhëheqë edhe me Ministrinë e Arsimit, me ministrin Shyqiri Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat